Loading...

News and Articles

Sëmundja e Koronavirus 2019

Koronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje si i ftohti i zakonshëm, sindroma e rëndë akute respiratore (SARS) dhe sindromën respiratore Middle East (MERS). Në 2019, një koronavirus i ri u identifikua si shkaktar i shpërthimit të sëmundjeve gripale në Kinë.

Virusi është tashmë i njohur si sindroma akute respiratore koronavirus 2 (SARS-CoV-2).

Sëmundja që ky virus shkakton është quajtur sëmundja koronavirus 2019 (COVID-2019).

Rastet me COVID-19 janë raportuar në një numër në rritje shtetesh, duke përfshirë SH.B.A. Grupet e shëndetit publik, sic janë Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) dhe Qëndrat e SH.B.A për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë duke monitoruar situatën dhe duke postuar të rejat më të fundit në ëebsitet e tyre. Këto grupe gjithashtu kanë nxjerrë rekomandime për parandalimin dhe trajtimin e kësaj s mundje.

SIMPTOMAT

Shenjat dhe simptomat e COVID-19 mund të shfaqen për 2 deri ne 14 dite mbas ekspozimit ndaj virusit dhe mund të përfshijnë:

  • Ethe
  • Kollë
  • Frymëmarrje të shkurtuar ose vështirësi në frymëmarrje

Simptomat e COVID-19 mund të variojnë nga shumë të lehta deri në shumë të rënda. Njerëzit që janë më të moshuar ose kanë aktualisht problematika të tjera shëndetësore, sic janë sëmundje të zemrës, mund të jenë më tepër të rriskuar për tu prekur nga simptomat më të rënda të virusit.

Kjo është e ngjashme me cfarë është parë në sëmundjet e tjera respiratore sic është gripi i zakonshëm.

Kur duhet të shkoni te doktori

Kontaktoni menjëherë doktorin tuaj nëse keni shenja simpotmatike të COVID-19 dhe nëse ndoshta jeni ekspozuar ndaj virusit. Tregojini doktorit tuaj nëse së fundmi keni bërë udhëtime internacionale. Telefononi mjekun ose mjeken tuaj më parë për ti treguar për simptomat që keni, udhëtimet e fundit që keni patur dhe ekspozimet e mundshme ndaj virusit, përpara se të shkoni në takim.

Shkaktarët

është e paqartë saktësisht se sa ngjitës është koronavirusi i ri. Deri tani është raportuar të jetë ngjitës ndërmjet personave në kontakt të ngushtë me njeri-tjetrin. Mund të përhapet me anë të spërklave të kollës ose të tështimës që clirohen nga rrugët e frymëmarrjes të personave të infektuar.

Faktoët e rriskut

Faktorët e rriskut për COVID-19 përfshijnë:

  • Udhëtimet e fundit ose rezidenca në një zonë me perhapje të COVID-19 sic është përcaktuar nga CDC ose ËHO
  • Kontaktet e ngushta me persona të cilët kanë COVID-19-si për shembull anëtarë të një familje ose punonjësit e shëndetësise të cilët janë kujdesur për personat e infektuar.

Parandalimi

Megjithëse nuk ka asnjë vaksinë të disponueshme për të parandaluar infektimin me koronavirusin e ri, ju mund të ndërmerrni hapa për të reduktuar rriskun e infektimit. ËHO dhe CDC rekomandojnë masat paraprake standarte për të shmangur viruset respiratore:

  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni higjenizues duarsh me bazë alkooli.
  • Mbuloni gojën me bërryl ose me facoletë kur kolliteni ose kur tështini.
  • Shmangni prekjen e syve, gojës dhe hundës nëse duart tuaja nuk janë të pastra.
  • Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë.
  • Shmangni ndarjen e enëve, gotave, shtresave dhe sendeve të tjera shtëpiake nëse jeni i/e sëmurë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që ju prekni më shpesh.
  • Qëndroni në shtëpi dhe jo në shkollë, punë apo ambjente publike nëse jeni të sëmurë.

CDC nuk rekomandon që personat e shëndetshëm të përdorin maskë mbrojtëse për infeksionet që merren nga rrugët e frymëmarrjes, duke përfshirë COVID-19. Përdorni maskë mbrojtëse vetëm nëse një punonjës i shëndetësisë ju rekomandon ta përdorni atë.

ËHO rekomandon gjithashtu:

  • Të shmangni ngrënien e mishit të gjallë ose të pagatuar mirë, apo organet e kafshëve.
  • Të shmangni kontaktin me kafshët e gjalla ose me sipërfaqet që mund të kenë prekur ato, sidomos në marketet të cilat ndodhen në zonat ku ka shpërhapje të virusit.

PERMBLEDHJE

Koronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje si i ftohti i zakonshëm, sindroma e rëndë akute respiratore (SARS) dhe sindromën respiratore Middle East (MERS). Në 2019, një koronavirus i ri u identifikua si shkaktar i shpërthimit të sëmundjeve gripale në Kinë.

Virusi është tashmë i njohur si sindroma akute respiratore koronavirus 2 (SARS-CoV-2).

Sëmundja që ky virus shkakton është quajtur sëmundja koronavirus 2019 (COVID-2019).

Rastet me COVID-19 janë raportuar në një numër në rritje shtetesh, duke përfshirë SH.B.A. Grupet e shëndetit publik, sic janë Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) dhe Qëndrat e SH.B.A për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë duke monitoruar situatën dhe duke postuar të rejat më të fundit në ëebsitet e tyre. Këto grupe gjithashtu kanë nxjerrë rekomandime për parandalimin dhe trajtimin e kësaj s mundje.

UDHETIMI

Nëse jeni duke planifikuar të bëni udhëtime internacionale, fillimisht kontrolloni ëeb-in e CDC dhe ËHO për të rejat më të fundit dhe këshillime. Gjithashtu shikoni për këshillime shëndetësore në vëndet ku planifikoni të udhëtoni. Ju gjithashtu duhet të flisni me doktorin tuaj nëse keni kondita shëndetësore që iu bëjnë më të prekshëm ndaj infeksioneve dhe komplikacioneve respiratore.

DIAGNOZA

Nëse keni simptoma të COVID-19, kontaktoni doktorin tuaj. Tregojini atij ose asaj përreth ndonjë udhëtimi të fundit, vecanërisht nëse ka qenë internacional. Gjithashtu vëreni në dijeni doktorin tuaj nëse keni patur kontakte të ngushta me persona të cilët janë diagnostikuar me COVID-19.

Doktori juaj mund të marrë mostra, të cilat përfshijnë mostra të pështymës (sputum), tampon nazal dhe tampon nga fyti për tu dërguar për testim.

TRAJTIMI

Momentalisht, asnjë medicament antiviral nuk sugjerohet për të trajtuar COVID-19. Trajtimi është drejtuar në lehtësimin e simptomave dhe përfshin:

  • Lehtësuesit e dhimbjeve
  • Shurup ose medicament për kollën
  • Regjim shtrati
  • Marrjen e lëngjeve

Nëse doktori juaj mendon që ju mund të trajtoheni në shtëpi, ai ose ajo mund të iu jap instruksione specifike sic është vet-izolimi mjaftueshëm nga familjarët ndërkohë që jeni të sëmurë dhe të qëndroni në shtëpi për një periudhe kohe. Nëse jeni shumë të sëmurë, mund të keni nevojë për tu trajtuar në spital.

PËRGATITJA PËR TAKIMIN ME MJEKUN

Ju mund të filloni duke takuar doktorin e familjes. Ose mund të referoheni menjëherë te një doctor I specializuar në trajtimin e sëmundjeve infective. Nëse mendoni që keni COVID-19, tregojini doktorit ose klinikes përpara se të shkoni në takim. Doktori dhe stafi mjekësor atëherë mund të:

  • Contaktojnë zyrat e shëndetit public dhe zyrat për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve.
  • Të përgatiten pëër ti’u vendusur ju në një dhomë të vecantë shpejt.
  • Të kenë një maske gati për ju.

Këtu ka disa informacione që iu ndihmojnë jut ë bëheni gati për takimin tuaj me doktorin.

CFARË MUND TË BËNI

Nëse lini një takim, pyesni nëse ka dicka që ju duhët ta dini paraprakisht. Bëni një listë të:

  • Simptomave tuaja, duke përfshirë edhe ato të cilat duket sikur nuk kanë lidhje me arsyen e takimit tuaj.
  • Të udhëtimeve tuaja, duke përfshirë cdo udhëtim internacional.
  • Informacioneve personale specifike, duke përfshirë streset shëndetësorë më të mëdhaja, ndryshimet më të fundit në jetën tuaj, dhe historinë familjare mjekësore.
  • Te gjitha mjekimet, vitaminat dhe suplementet e tjera, duke perfshirë dhe dozat respektivisht.
  • Pyetjet që keni për doktorin tuaj.
  • Merrni një anëtarë të familjes ose ose një mik me vete që t’iu ndihmojë të mabni mend informacionin që do të merrni.

Disa pyetje bazike që mund t’I drejtohen doktorit tuaj përfshijnë:

  • Sa gjasa ka që të jetë koronavirusi i ri shkaktari I simptomave të mia?
  • Cilët janë shkaktarët ë tjerë të simptomave të mia?
  • Cilat teste duhet të kryej?
  • Cilat veprime më rekomandoni të marrë në vazhdim?
  • A ka kufizime të cilat unë duhet ti ndjek?
  • A duhet që të takoj një specialist?

CFARË TË PRISNI NGA DOKTORI JUAJ

Doktori juaj mund t’iu bëjë disa pyetje si për shembull:

  • Kur filluan simptomat tuaja?
  • Ku keni udhëtuar së fundmi?
  • Me cilët persona keni qenë në kontakt të ngushtë së fundmi?
  • Sa të rënda janë simptomat tuaja?

Kompania