Acute Leukemia Panel

Acute Leukemia Panel është një panel laboratorik i përdorur në vlerësimin e pacientëve me dyshim për leukemi akute.
Paneli ndihmon në identifikimin e qelizave blastike dhe në përcaktimin e linjës së tyre hematopoietike, duke kontribuar në dallimin ndërmjet:

  • Leukemisë Mieloide Akute (AML)
  • Leukemisë Limfoblastike Akute B (B-ALL)
  • Leukemisë Limfoblastike Akute T (T-ALL)
  • Leukemive akute me fenotip të përzier (MPAL)
  • formave të tjera të leukemive akute.

Diagnostikimi i leukemisë akute zakonisht kërkon kombinimin e morfologjisë, imunofenotipizimit, citogjenetikës dhe testimeve molekulare, sipas rastit klinik.

Çfarë analizon Acute Leukemia Panel?
Paneli fokusohet në imunofenotipizimin e qelizave hematopoietike, zakonisht përmes flow cytometry.
Ai analizon praninë ose mungesën e markerëve specifikë në sipërfaqen ose brenda qelizave.
Këta markerë ndihmojnë në përcaktimin:
A ka një popullatë blastike?
Cilës linjë i përket?
A është mieloide apo limfoide?
Nëse është limfoide, është B apo T?
A ka një fenotip të përzier?
Flow cytometry është një komponent i rëndësishëm i work-up-it diagnostik të leukemive akute.

Çfarë është flow cytometry?
Flow cytometry është një metodë laboratorike që analizon karakteristikat e mijëra qelizave individuale në një kohë shumë të shkurtër.
Qelizat ekspozohen ndaj antitrupave të lidhur me fluorokrome, të cilat njohin markerë specifikë.
Kjo lejon identifikimin e profileve të ndryshme qelizore dhe përcaktimin e imunofenotipit.
Në leukemitë akute, kjo ndihmon në dallimin e:
AML → linjë mieloide
B-ALL → linjë limfoide B
T-ALL → linjë limfoide T
MPAL → karakteristika të më shumë se një linje

Markerët që mund të përfshihen
Paneli i saktë i markerëve mund të ndryshojë sipas laboratorit, materialit të analizuar dhe dyshimit klinik.
Markerët e përfshirë në Acute Leukemia Panel: CD45/14/64, CD5/CD10/CD19, CD103/CD22/CD20, CD2/CD7, CD4/CD8/CD3, HLA-DR/CD13, CD3/CD16+CD56, CD33/CD1a/CD11b, CD45/GlyA, CD61/CD41a/CD42b, CD15/CD34, IgM, CD117/CD36, MPO/Anti-TdT, CD79a/cCD3/cCD22.

Çfarë mostre përdoret?
Në varësi të situatës klinike, Acute Leukemia Panel mund të kryhet nga:
Gjak periferik

 

 

FAQs

01

Çfarë është Acute Leukemia Panel?

 

Është një panel imunofenotipik, zakonisht i bazuar në flow cytometry, që ndihmon në identifikimin dhe klasifikimin e leukemive akute.

02

Çfarë lloje leukemie dallon?

 

Paneli duhet të jetë në gjendje të ndihmojë në dallimin e AML, B-ALL, T-ALL dhe leukemive akute me fenotip të përzier, sipas karakteristikave të mostrës.

03

Nga çfarë mostre kryhet?

 

Mund të kryhet nga gjak periferik ose aspirat i palcës së kockës, në varësi të situatës.

04

A është test gjaku?

 

Mund të kryhet nga gjaku periferik, por në shumë raste palca e kockës është e nevojshme për një vlerësim më të plotë.

05

Çfarë është flow cytometry?

 

Është një metodë që analizon markerët e qelizave individuale dhe përcakton profilin imunofenotipik të tyre.

06

A tregon nëse një leukemi është AML apo ALL?

 

Po, imunofenotipizimi është një komponent kryesor në përcaktimin e linjës së leukemisë, por rezultati duhet integruar me morfologjinë, citogjenetikën dhe analizat molekulare.

07

A zbulon mutacionet gjenetike?

 

Jo domosdoshmërisht. Acute Leukemia Panel është kryesisht një analizë imunofenotipike. Për mutacionet dhe fusion-et specifike mund të nevojiten analiza molekulare, FISH ose citogjenetikë.

08

A përdoret për APL?

 

Flow cytometry mund të ndihmojë në identifikimin e një fenotipi të dyshimtë për APL, por kërkohet testim specifik për PML::RARA për konfirmim molekular. APL konsiderohet urgjencë hematologjike.

09

A përdoret për monitorimin e trajtimit?

 

Po. Flow cytometry mund të përdoret për vlerësimin e MRD, nëse ekziston një imunofenotip i përshtatshëm për monitorim.

10

A mjafton ky test për diagnozën përfundimtare?

 

Jo. Diagnoza e plotë e leukemisë akute kërkon integrimin e të dhënave klinike, morfologjike, imunofenotipike dhe gjenetike.

11

A mund të bëhet bashkë me BCR-ABL1?

 

Po. Në varësi të dyshimit klinik dhe fenotipit, BCR::ABL1 mund të jetë një nga testet molekulare shtesë të kërkuara gjatë work-up-it të leukemisë akute.

12

Pse është i rëndësishëm një diagnostikim i shpejtë?

 

Leukemitë akute mund të përparojnë shpejt dhe disa nëntipe kërkojnë trajtim urgjent. Identifikimi i saktë i nëntipit dhe ndryshimeve molekulare ndihmon në përcaktimin e strategjisë terapeutike.