Kariotipi është një analizë gjenetike e rëndësishme që studion numrin dhe strukturën e kromozomeve në qelizat tona. Kromozomet janë “paketat” që mbajnë informacionin gjenetik (ADN) dhe çdo individ normalisht ka 46 kromozome të organizuara në 23 çifte. Çdo devijim nga ky numër ose ndryshim në strukturën e tyre mund të lidhet me probleme shëndetësore ose riprodhuese.
Kjo analizë kryhet zakonisht nga një mostër gjaku, por në raste të veçanta mund të realizohet edhe nga qeliza të tjera (p.sh. gjatë shtatzënisë nga lëngu amniotik ose vilozitetet korionike). Mostra analizohet në laborator të specializuar, ku kromozomet vizualizohen dhe studiohen në detaje për të identifikuar çdo anomali.
Kjo analizë ndihmon në identifikimin e:
Pse rekomandohet? Kariotipi rekomandohet për të zbuluar anomali kromozomale që mund të ndikojnë në fertilitet, në ecurinë e shtatzënisë apo në zhvillimin e fëmijës. Ai përdoret si një mjet i rëndësishëm diagnostik dhe parandalues në mjekësinë riprodhuese dhe gjenetike.
Rekomandohet në rastet:
Pse është e rëndësishme? Kariotipi është një hap thelbësor për të kuptuar shkaqet e shumë problemeve që lidhen me riprodhimin dhe zhvillimin. Ai ndihmon në:
Cilat janë llojet e testit të kariotipit? Testimi i kariotipit mund të kryhet në mënyra të ndryshme, në varësi të qëllimit të analizës dhe grupmoshës së pacientit. Lloji i mostrës që merret përcaktohet nga arsyeja pse po kryhet testi. Testi i gjakut: Është metoda më e përdorur për kariotipin. Merret një mostër gjaku nga vena. Amniocenteza: Kjo procedurë përfshin marrjen e një mostre të lëngut amniotik që rrethon beben në mitër. Ky lëng përmban qeliza fetale që mund të analizohen. Zakonisht kryhet midis javës së 15-të dhe 20-të të shtatzënisë
Si kryhet procedura e testit të kariotipit? Procesi i testit të kariotipit kalon në disa hapa të rëndësishëm, nga marrja e mostrës deri te marrja e rezultatit final: Marrja e mostrës: Procedura fillon me marrjen e një mostre gjaku nga vena. Në raste të veçanta mund të përdoren mostra prenatale (lëng amniotik) Transporti i mostrës : Mostra vendoset në tuba të veçantë dhe transportohet në laborator të specializuar në kushte të kontrolluara (temperaturë dhe kohë e përshtatshme). Interpretimi i rezultatit : Rezultatet shqyrtohen nga specialistë të gjenetikës, të cilët japin një raport të detajuar mbi gjetjet dhe kuptimin e tyre klinik. Marrja e përgjigjes :Përgjigja zakonisht është gati brenda 40-50 ditë pune
Testi rekomandohet për persona ose çifte që kanë probleme me fertilitetin, aborte të përsëritura, histori familjare me anomali kromozomale, ose kur ekziston dyshimi për një çrregullim gjenetik.
Në rastet e infertilitetit ose aborteve të përsëritura, mjeku mund të rekomandojë analizën për të dy partnerët, pasi disa ndryshime kromozomale mund të jenë të pranishme te prindërit pa shkaktuar simptoma.
Po. Disa persona mund të kenë ndryshime kromozomale të balancuara që nuk shkaktojnë probleme shëndetësore, por mund të ndikojnë në fertilitet ose të rrisin rrezikun për probleme gjenetike tek fëmijët.
Një rezultat jonormal nuk do të thotë gjithmonë se ekziston një sëmundje aktive. Rezultati interpretohet nga mjeku gjenetist, i cili mund të rekomandojë analiza të tjera ose këshillim gjenetik.
Jo. Kariotipi zbulon ndryshime të mëdha në numrin dhe strukturën e kromozomeve, por nuk identifikon shumicën e mutacioneve të vogla në gjene. Për këto nevojiten teste të tjera gjenetike më specifike.
Kariotipi është një test diagnostik që analizon kromozomet, ndërsa NIPT është një test depistues gjatë shtatzënisë që vlerëson rrezikun për disa anomali kromozomale nga ADN-ja fetale në gjakun e nënës.
Po. Kariotipi analizon kromozomet seksuale (XX ose XY), duke treguar edhe seksin kromozomal të fetusit kur kryhet analizë prenatale.
Po. Mund të rekomandohet gjatë planifikimit familjar, veçanërisht për çiftet me histori infertiliteti, aborte të përsëritura ose raste të sëmundjeve gjenetike në familje.
Disa anomali mund të jenë të trashëguara nga prindërit, ndërsa të tjera mund të ndodhin rastësisht gjatë formimit të qelizave riprodhuese ose zhvillimit të embrionit.
Po. Interpretimi i rezultatit nga një specialist i gjenetikës ndihmon në kuptimin e saktë të gjetjeve dhe në përcaktimin e hapave të mëtejshëm.