Chronic Leukemia Panel

Çfarë është?
Chronic Leukemia Panel është një panel gjenetik që përdoret për analizimin molekular të leukemive kronike. Testi ndihmon në identifikimin e ndryshimeve gjenetike dhe molekulare të lidhura me sëmundjen.

Çfarë analizon?
Paneli analizon ndryshime gjenetike që mund të jenë të pranishme në qelizat leukemike, duke ndihmuar në:

  • identifikimin e alterimeve molekulare;
  • karakterizimin gjenetik të sëmundjes;
  • orientimin e mjekut në përcaktimin e strategjisë së trajtimit;
  • vlerësimin e mundshëm të përgjigjes ndaj terapive të targetuara.

Paneli përfshin një kombinim markerësh të rëndësishëm për karakterizimin e qelizave B, T dhe plazmatike, ndër të cilët:

  • CD45 / CD14 – ndihmojnë në identifikimin dhe karakterizimin e popullatave leukocitare.
  • CD5 / CD10 / CD19 – përdoren në karakterizimin e popullatave limfoide dhe në diferencimin e nëntipeve të ndryshme të sëmundjeve limfoproliferative.
  • FMC7 / CD23 / CD19 – ndihmojnë në vlerësimin e imunofenotipit të qelizave B.
  • CD11c / CD34 / CD103 / CD22 / CD20 / CD25 – përdoren për identifikimin dhe karakterizimin më të detajuar të popullatave anormale.
  • κ / λ – vlerësimi i raportit të zinxhirëve të lehtë ndihmon në përcaktimin e klonalitetit të qelizave B.
  • CD19 / CD79b – markerë të rëndësishëm për identifikimin dhe karakterizimin e linjës B.
  • CD38 / CD56 / CD138 / CD19 – përdoren veçanërisht për vlerësimin e qelizave plazmatike dhe identifikimin e popullatave anormale.

Kur rekomandohet?
Mund të rekomandohet në rastet kur dyshohet ose është diagnostikuar një leukemi kronike, për të plotësuar vlerësimin hematologjik dhe molekular të pacientit.

Si merret mostra?
Mostra merret sipas kërkesës së mjekut, zakonisht nga gjaku periferik ose materiali hematologjik, dhe analizohet me teknologji molekulare të avancuar.

Analiza
Analiza realizohet me teknologji NGS (Next Generation Sequencing), e cila mundëson identifikimin e ndryshimeve gjenetike relevante për sëmundjen.

Koha e rezultatit
Rezultati përpunohet në laboratorin e specializuar Neuberg Diagnostics, me kohëzgjatje sipas protokollit të panelit.

 

 

FAQs

01

Çfarë është Chronic Leukemia Panel?

 

Është një panel imunofenotipik që përdor Flow Cytometry për të identifikuar dhe karakterizuar popullata anormale të qelizave hematologjike.

02

Çfarë sëmundjesh ndihmon të identifikojë?

 

Përdoret kryesisht në vlerësimin e leukemive kronike dhe çrregullimeve limfoproliferative, veçanërisht të qelizave B.

03

Çfarë markerësh analizon?

 

Paneli përfshin markerë si CD45, CD5, CD10, CD19, FMC7, CD23, CD20, CD22, CD34, CD38, CD56, CD138, CD79b, κ/λ dhe të tjerë.

04

A përdoret për diagnostikimin e CLL?

 

Po. Imunofenotipizimi me Flow Cytometry është një pjesë e rëndësishme e vlerësimit të Leukemisë Limfocitike Kronike (CLL).

05

Si merret mostra?

 

Në varësi të rastit klinik, analiza mund të kryhet nga gjaku periferik ose aspirati i palcës së kockës

06

A është i njëjtë me testin IgVH (CLL)?

 

Jo. Chronic Leukemia Panel është një analizë imunofenotipike me Flow Cytometry, ndërsa IgVH (CLL) është një test molekular që përcakton statusin mutacional të gjenit IGHV.

07

A mjafton ky test për të vendosur diagnozën?

 

Rezultati interpretohet së bashku me analizat e tjera hematologjike, të dhënat klinike dhe, kur nevojitet, testet molekulare ose citogjenetike.

08

Kush duhet ta rekomandojë testin?

 

Testi rekomandohet dhe interpretohet nga hematologu, në bazë të historikut dhe rezultateve të pacientit.