MSI - MMR

Çfarë janë MSI dhe MMR?

  • MSI (Microsatellite Instability) është një gjendje ku ka paqëndrueshmëri në sekuencat e shkurtra të ADN-së
  • MMR (Mismatch Repair) është sistemi i qelizës që riparon gabimet gjatë kopjimit të ADN-së

Kur sistemi MMR nuk funksionon siç duhet (dMMR), krijohet MSI e lartë (MSI-High), e cila lidhet me disa lloje kanceri.

Pse është i rëndësishëm testi?

  • Ndihmon në identifikimin e pacientëve që mund të përfitojnë nga imunoterapia
  • Mund të sugjerojë prani të sindromës gjenetike Lynch
  • Ndihmon në përcaktimin e prognozës

Si kryhet testi?

  • Përdoret një mostër indi tumorale (biopsi) ose gjak

 

 

FAQs

01

Pse më kërkohet ky test?

 

Për të ndihmuar në zgjedhjen e trajtimit më të mirë.

02

Sa kohë zgjat?

 

Rreth 30 ditë pune

03

A është i dhimbshëm?

 

Jo, përdoret mostra e marrë më parë.

04

Çfarë ndodh nëse rezultoj pozitiv (MSI-High)?

 

Mund të keni më shumë mundësi për trajtime moderne si imunoterapia.

05

Kujt t’i drejtohem për rezultatin?

 

Mjekut onkolog që ndjek trajtimin tuaj.